POLITIKËSTAR CHANNEL
Sali Berisha në Fier, zhvillon takimin me demokratët në kuadër të “Foltores së Ripërtëritjes”
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka mbërritur në Fier, ku po zhvillon një takim me demokratët fierakë në kuadër të nismës “Foltorja e Ripërtëritjes”.
Pas takimeve të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit, Berisha është ndalur këtë herë në Fier, ku është pritur nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Teatrit “Bylis”, ku janë mbledhur demokratë dhe mbështetës të kësaj force politike.
Në fokus të takimit pritet të jenë organizimi i Partisë Demokratike, angazhimi i strukturave në bazë dhe zhvillimet aktuale politike në vend, në kuadër të procesit të quajtur “Foltorja e Ripërtëritjes”.




