KRONIKËSTAR CHANNEL

Në gjendje të dehur, nuk i bindet Policisë dhe përplaset me një automjet të parkuar, arrestohet 37-vjeçari në Fier

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Besmir Mustaj, banues në Roskovec, gjatë tentativës për t’u larguar është përplasur me një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas ndalimit, nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 37-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Aktualisht, ai ndodhet në spital, ku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button