BOTASTAR CHANNEL

Në klub ishin 1500 persona/ Detaje nga zjarri në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku humbën jeten 50 persona, mbi 100 të plagosur

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan, pasi zjarri ka rënë mbrëmë gjatë një koncerti të një bande të njohur.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.

Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë dërguar 27 persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Mbi 100 të rinj janë lënduar, sipas informacioneve fillestare nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tashmë ndodhet në vendin e aksidentit dhe priten informacionet e para për tragjedinë.

Në vendin e aksidentit është drejtuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Related Articles

Back to top button