KRONIKËVIDEO

Në shtëpinë e një vrasësi/ Alkool e duhan, mobilie e rroba të hedhura përtokë, ja si jetonte Klodian Çalamani, krimineli që i mori jetën 8-vjeçarit Mateo Vasiu


Një gotë rakie e një paketë cigare mbi tavolinë, mobilie të shkatërruara, rroba të hedhura përtokë, e diku në mur të varur dy flamuj shqiptarë… kështu duket shtëpia e vrasësit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Report Tv ka siguruar sot pamje brenda shtëpisë së Çalamanit në fshatin Grecalli, pamje ‘flasin’ vetë. Çalamani ishte një person problematik që nuk punonte e që në të shumtën e kohës ishte nën ndikimin e alkoolit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mateo Vasiu u vra në mënyrë brutale nga Çalamani në 16 nëntor, vrasje që ka ngjallur jo pak revoltë të qytetarëve, të cilët kërkojnë dënimin e tij me vdekje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nga frika e një sulmi në burgun e Fierit, Klodian Çalamani u transferua në qelinë e izolimit në paraburgimin e Vlorës pasi iu dha masa ‘arrest me burg’ në mungesë, për shkak se të afërmit e 8-vjeçarit mësyn në Gjykatën e Fierit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Asokohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009

Related Articles

Back to top button