AKTUALITET

Nena denoncon ne Policine Fier zhdukjen e te birit 32 vjecar


Familja Sakaj në fshatin Suk 1 të Roskovecit kërkon ndihmën e policise për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh, Ferit Sakaj 32 vjeç.
Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit qe jetojnë e punojne prej vitesh emigrantë në Greqi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata pohojnë se një ditë më pare familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kane kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij. 32 vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më pare dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qënë në datën 1 janar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”
Ferit Sakaj


Familja Sakaj është e dëmtuar pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj humbi jeten po duke u mbytur po në lumin Seman ne muajin gusht të vitit 2022.
E ema e 32 vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar aty, dhe nuk është kthyer më. Nderkohe 32 vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button