AKTUALITET

Nga delja e Shkodrës, te kali i Myzeqesë, çfarë eksportonte Shqipëria dikur!


Mjeku-veteriner Aleksandër Jorgaqi i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV tha se Shqipëria deri në vitet ’90 e pati mjaft të zhvilluar bujqësinë e blegtorinë. Zoti Jorgaqi përmendi tre nga eksportet më të rëndësishme për vendin, ndërkohë që sot, nuk kemi më as prodhim, e jo më të eksportohet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ne specialistëve te vjetër na dhemb zemra kur shikojmë zhdukjen e ngadaltë që i po i bëhet blegtorisë. Që në shkollën fillore ne e kemi mësuar qe kur prezantojmë Shqipërinë themi: Një vend malor dhe një popull blegtorë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Që ta ilustroj se sa blegtor është ky popull, do t’ju jap tre shembuj. Ne në kohë, eksportonim leshin e deles shkodrane, që e kishte gjatësinë 35 cm, dhe me të mbusheshin dyshekët e princave dhe princeshave të Europës. Kjo ka ndodhur deri para viteve ’40. Leshi i deleve të Shkodrës ishte shumë elastikë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kali i Myzeqesë ishte shumë i veçantë. Ushtritë e principatave italiane, furnizoheshin me kuajt e Myzeqesë. Ishte shtatshkurtër, donte shumë pak ushqim, ishte shumë i zhdërvjellë, me një lëvizje të mprehtë. Tani ata janë zhdukur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Blegtoria e zonave të Sarandës dhe Delvinës, ka qenë kaq e famshme, sa Delvina ishte irat i nënës së Sulltanit. Dhe gjithë prodhimi blegtoral shkonte në Stamboll. Dhe në të gjithë botën mesdhetare, ka qenë me nam djathi i Delvinës.

Para viteve ‘90 Shqipëria ka pasur 3 milionë kokë dele. Para 5 vjetësh, numri shkoi në 1 milionë e 900 mijë, ndërsa tani unë mendoj se kemi më pak se 1 milionë”, u shpreh zoti Jorgaqi në Dritare TV./L.F-dritare.net

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button