AKTUALITETLAJME NGA FIERI

Nga “Miss Shqipëria” në politikë, kush është Lulzime Faria nga Velmishi i Roskovecit që prezantoi partinë e re të studentëve

Nga pasarelat e bukurisë te skena politike. Lulzime Faria, vajza nga fshati Velmish i Roskovecit, është shfaqur në një rol të ri publik, duke prezantuar krijimin e partisë së re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Tetë vite më parë ajo konkurronte për kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, ndërsa këtë të enjte doli përpara mediave në emër të një grupi studentësh, për të njoftuar krijimin e forcës së re politike, vetëm dy ditë përpara protestës kombëtare të 28 nëntorit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Emri i Lulzime Farisë nuk është i panjohur për publikun. Në qershor të vitit 2018, ajo ishte një nga 31 konkurrentet e edicionit të 20-të të spektaklit “Miss Shqipëria”, të zhvilluar në pedonalen e Tiranës.

Faria konkurronte me numrin 21 dhe, ndonëse nuk arriti të fitonte kurorën, u vlerësua me çmimin “Miss Miqësia”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në daljet e saj të mëparshme televizive, ajo ka folur për eksperiencën në modeling, përballjen me bullizmin dhe ambicien për të ndërtuar një karrierë jashtë Shqipërisë.

Nga modelingu te angazhimi politik

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas muajsh protestash, Lulzime Faria është shfaqur tashmë në një tjetër rol, duke prezantuar publikisht projektin politik “Të Bashkuar për Shqipërinë”.

Gjatë prezantimit, ajo nuk bëri të ditur se çfarë pozicioni do të mbajë në strukturat drejtuese të partisë së re.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse grupi i studentëve që ajo përfaqëson ka marrë një mandat apo mbështetje të drejtpërdrejtë nga protestuesit për krijimin e kësaj force politike.

E pyetur nga gazetarët nëse grupi kishte mandatin e protestuesve të sheshit, Faria u largua pa dhënë një përgjigje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Kështu, vajza nga Velmishi i Roskovecit, e cila në vitin 2018 u bë pjesë e garës “Miss Shqipëria”, rikthehet në vëmendjen publike, këtë herë në një angazhim të ri, atë politik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button