BOTA

Nga Shqipëria drejt Spanjës/ Goditet një grup trafiku droge me postë, transportuan brenda një muaji 70 kg marihuanë, roli i shqiptarit 


Goditet një grup i trafikut të drogës me postë, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas mediave të huaja, droga trafikohej nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas, nëpërmjet postës përfundonte në Finlandë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mikko Minkkinen , kryeinspektor i policisë tha se midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar me postë rreth 70 kilogramë marihuanë në Finlandë. Droga kishte një vlerë rrugore rreth 700 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Hetuesit thanë se një shqiptar i mori pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë. Ky i dyshuar u mbajt në paraburgim pasi u kap nga policia në një apartament në Tikkurila të marrë me qira nga një prej të dyshuarve kryesorë, sipas Minkkinen.

Pasi droga ishte në Finlandë, të dyshuarit e paketuan lëndën narkotike në thasë të mbyllur me vakum në një objekt industrial në Nurmijärvi. Nga aty, çantat përfunduan në rrugët e Helsinkit, Vantaa dhe Kerava.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Katër të dyshuarit kryesorë janë të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997. Pesë persona të tjerë dyshohen për vepra të rënda narkotike në lidhje me rastin

Related Articles

Back to top button