AKTUALITETKOSOVA

Nga sot fillon mbulimi i targave të Kosovës dhe Serbisë me letër ngjitëse


Nga sot në targat e automjeteve të Kosovës por edhe të Serbisë do të vendosen letra ngjitëse për të mbuluar simbolet shtetërore të të dyjave vendeve. Kjo siç edhe parashihet me pikën e dytë të marrëveshjes për targat që u arrit javën që lamë pas në Bruksel.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të shtunën u larguan edhe kamionët e zhavorri i cili ishte vendosur në pikën kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë. Pas largimit të protestuesve të cilët u vendosen me 20 shtator kur edhe Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat, nga aty u larguan edhe Njësia e Speciale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas marrëveshjes,KFOR-i do të qëndrojë dy javë pranë pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërsa pika e tretë e marrëveshjes është që “Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Prishtinës dhe Beogradit, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së, shkruan Kosovapress. . Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjatë muajve nga takimi i tiji parë, grupi punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të dialogut”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button