AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ngjarja tragjike në Athinë, mesazhi i Ministrisë së Jashtme: Ngushëllime familjeve, shërim të plagosurve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Athinë, ku shpërthimi dhe shembja e një ndërtese u mori jetën disa personave.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, ministria shpreh dhimbjen për viktimat, ndërsa thekson se, sipas raportimeve, mes tyre janë edhe tre persona me origjinë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Tirana u shpreh solidaritetin familjeve të viktimave, të plagosurve dhe popullit grek.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve pas shpërthimit dhe shembjes së ndërtesës në Athinë, me raportime se tre persona me origjinë shqiptare janë midis viktimave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

U shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që humbën jetën. Mendimet tona janë me ta në pikëllimin e tyre dhe u urojmë të plagosurve shërim të shpejtë dhe të plotë.

Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë. Ne ndajmë pikëllimin e familjeve të prekura dhe shprehim solidaritetin tonë me fqinjët tanë grekë dhe popullin amerikan”, shkruan Ministria e Jashtme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button