KOSOVAKRONIKËSTAR CHANNEL

Nisin gërmimet në Zubin Potok, dyshohet për një varrezë masive me 23 intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Kanë nisur gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, në një lokacion ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë. Operacioni vjen pas zbulimit të bërë një ditë më parë dhe po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në terren janë angazhuar ekipet e Policisë së Kosovës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa mbështetje për sigurinë po ofrojnë edhe zyrtarë policorë të EULEX-it. Antropologët kanë nisur ekzaminimet shkencore në zonën ku po kryhen gërmimet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë punimeve janë gjetur mbetje mortore dhe veshmbathje. Dyshohet se ato mund t’u përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, të cilët u zhdukën më 19 prill 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Bëhet fjalë për grupin e njohur si intelektualët e Mitrovicës: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu dhe Xhemail Meziu.

Reklama në FieriWeb

Mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, konfirmoi pas vlerësimit fillestar se mbetjet e gjetura janë me origjinë njerëzore.

“Krejt çka mund të konfirmojmë është se janë me interes mjeko-ligjor, janë me origjinë njerëzore dhe ditëve në vijim punimet do të vazhdojnë”, deklaroi Haliti.

Për zhvillimet reagoi edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili tha se Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet e kryera gjatë luftës.

“Edhe pas 27 vitesh, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Është e papranueshme që, ndërsa në Hagë po e presim përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet e kryera mbi popullsinë tonë dhe vazhdon ta mbajë peng të vërtetën për mijëra të zhdukur”, u shpreh ai.

Vendgërmimin e vizituan edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit të personit të zhdukur”, deklaroi Sveçla.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet dhe ekzaminimet do të vijojnë në ditët në vijim, me synim identifikimin e viktimave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button