KRONIKËSTAR CHANNEL

Vdekja tragjike e 65-vjeçarit në Pogradec/ Flasin fqinjët: U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin, erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar…

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Pogradec, ku humbi jetën Kristaq Çulaku, rreth 65-vjeç, pasi u dëmtua aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël teksa punonte në banesë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fqinjët e tij tregojnë momentet e fundit të jetës së 65-vjeçarit dhe përpjekjet për t’i dhënë ndihmë pas aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Njëra prej fqinjeve tregon se e kishte takuar atë mëngjes dhe se viktima i kishte thënë se do të shkonte në Korçë. Më pas, ai ishte kthyer në banesë dhe kishte nisur punën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Erdhi këtu, pa lepurat dhe pastaj vajti mori trokonë, seç do bënte. U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin. Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar. Ambulanca erdhi pas gjysmë ore”, rrëfen ajo.

Reklama në FieriWeb

Një tjetër banore tregon se e kishte parë pak para ngjarjes, ndërsa ai merrej me punët e shtëpisë.

“Më tha që lepujt janë rritur. Më kërkoi një vazo të vogël për të mbjellë borzilok. Më tha që kur të kthehej nga Korça do më mbushte edhe bombolën. Nuk e mendova që do ndodhte kjo”, shprehet fqinja.

Ajo rrëfen edhe momentet e vështira pas aksidentit: “Kur vajta, e thirra Kiço, Kiço. I hodha ujë, por nuk u përmend fare. Më pa në sy dhe vetëm bënte ‘of’. Thirra njerëzit, sepse nuk e kapja dot nga frika. Trupi iu mbulua me gjak”.

Sipas banorëve të zonës, 65-vjeçari jetonte i vetëm. Dy djemtë e tij ndodhen në Londër, ndërsa bashkëshortja jeton në Greqi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button