AKTUALITET

Një shpërthim i madh me tritol ka ndodhur në hotel ‘Bizanti’ në Sarandë. Për pasojë ka dëme të mëdha në shumë biznese dhe banesa përreth.


Policia e Sarandës ka dalë me nje njoftim zyrtar sa i takon shpërthimit të fuqishëm më tritol që shembi sot hotel “Bizant”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia sqaron se hoteli i ndërtuar që prej vitit 1996, është në pronësi të dy shtetasve, Spiro Çabiri dhe Evgjeni Dhimitrit, të cilët prej 20 vitesh janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si pasojë e shpërthimit që u dje në të gjithë qytetin janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sarandë/Informacion paraprak.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Related Articles

Back to top button