SOCIALE

Njihuni me 30 vjeçaren nga Tropoja nënën e 7 fëmijëve 


Ajlin Alfredaj është 30-vjeçarja nga Tropoja që ka sjellë në jetë 7 fëmijë. Mes sfidave ajo sërish gëzon familjen e saj të madhe me anëtare të vegjël që i kanë dhënë jetës së saj kuptim tjetër por dhe detyra dhe pëgjegjësi mbi supe. Në një intervistë të dhënë për poztivi,org, Ajlin na ka prezantuar me 7 mrekullitë e saj dhe eksperiencën e saj si është të jesh nënë e 10 fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajlin në një moshë të re je nënë e 7 fëmijve si është një ditë e jotja me fëmijët?

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të jesh nënë e 7 fëmijëve është një lumturi shumë e mdhe për mua sepse jap shumë dashuri dhe marr dashuri pafund, me pak fjalë të gjitha i ke më me shumë, por edhe lodhje e sfida. Ndjehem e bekuar nga zoti. Rininë time ia kam dedikuar 7 fëmijëve, gjëja më e rëndësishmë për mua në jetë është familja, të tjerat vinë në plan të dytë. E them me krenari që kam 7 fëmijë dhe fëmijët janë arritja më e madhe për cdo prind, jo vetëm që ta sjell në jetë, por gjëja më e rëndësishme është ti mësojmë të jenë njerëz të mirë dhe të luftojnë për qëllimet që i vendosin vetes në jetë dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe ta jetojnë jetën ashtu sic ju vjen.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sa vështirë është për ty që të rrisesh 7 fëmijë?

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ditët e mija janë shumë të mbushura dhe intensive. Cdo ditë e imja fillon shumë herët dhe mbyllet po ashtu shumë vonë. Një ndihmesë shumë e madhe për mua është bashkëshorti, pasi është mësues në profesion dhe punon në të njëjtën shkollë që janë edhe fëmijët. Ata shkojnë bashkë dhe kthehen bashkë nga shkolla. Unë e kam mëndjen e qetë kur fëmijët janë me Fredin sepse është një baba shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve.

Ajlin si ia del që të jesh nënë e përkushtuar për 7 fëmijët e tu, një bashkëshorte e mirë por dhe një grua që vazhdon punën në profesionin e saj?

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Të rrisësh 7 fëmijë për mua nuk është e vështirë sepse për mua është më e thjeshtë të punosh në grup sesa në mënyrë individuale dhe kjo për mua vlen në cdo llojdimensioni. Më karakterizon një natyrë shumë organizative, dhe kjo më bën të vecantë sepse di shumë mirë të bëj llogaritë e kohës dhe të pranoj realitetin, jam shumë këmngulëse dhe kështu marr maksimumin nga cdo gjë në jetë, sigurisht më të mirën. Ja dal të jem një nënë e mirë, një grua dhe bashkëshorte e dedikuar duke u dhënë fëmijëvë, bashkëshorti, punës dhe padyshim dhe vetes vëmëndjen e duhur. Suksesi im mendoj që është në kohë cilësore.


Në cfarë moshe je bërë nënë për herë të parë dhe e kishe menduar që do kishe një familje kaq të madhe?


Jam bërë nënë në moshen 20-vjecare me binjakë me djalë dhe vajzë, nuk e kam menduar kurrë që do kem një familje të madhe, idealja për mua ka qënë djalë dhe vajzë dhe zoti më bekoi duke mi dhënë ashtu si doja. Kur fëmijët Rei dhe Rea mbushën 3 vjec dhe unë isha më e vetëdijshme për jetën dhe prindërimin kuptova se sa e rëndësishme është familja, duke qënë se edhe bashkëshorti është fëmijë i vetëm, ai kishte dëshirë që Rei të kishte një vëlla dhe Rea të kishte një motër, të njëjtën dëshirë kisha dhe unë. Zoti na bekoi edhe me cifte binjakësh me vajza Ajsel dhe Selma që sot janë 8 vjece dhe Ajla e Amelia që sot janë 7 vjece dhe Kenza e vogël që është tek dhe është 5 vjece. Rei dhe Rea gëzimi jonë i parë sot janë 11 vjec dhe janë shumë të kujdesshëm për motrat i ndihmojnë shumë në mësime. Ato kanë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin dhe shumë social.

Ke dëshirë për ta zgjeruar akoma më shumë familjen?
E kam ëndërr në sirtar që Rei të ketë vëlla.

Cili është mesazhi për të gjitha grate sidomos ato që janë bërë nëna në moshë të re?
Të mos heqin dorë nga ëndrrat, të besojnë tek vetja që të tjerët të besojnë tek ato.
Motoja ime është: Nëse nuk fiton sigurohu që mos të humbasësh. Për të gjithë lexuesit tuaj dua të sjell disa shprehje që kanë nga nj mesazh shumë të rëndësishëm për vetë jetën.
“Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qënie e re!” – Osho
Të jesh nënë është ndienja më e papërshkrueshme në jetë.
Fëmija yt të ngroh shpirtin sa herë që e shikon, të bën të lumtur me vetë prezencën e tij, është kaq madhështore, është kaq emocionuese, është gjëja më e bukur dhe më e vështirë që ke bërë në jetë.
“Unë jam grua e kam mendimet, pyetjet dhe broçkullat e mia. E di unë kur jam e bukur. E di unë kur jam e fortë. Nuk e ndërtoni ju historinë time–e ndërtoj vetë.” —Amy Schumer
“Të drejtat e njeriut janë të drejta të grave dhe të drejtat e grave janë të drejta të njeriut, një herë e përgjithmonë.” —Hillary Clinton/

Related Articles

Back to top button