RAJONI

“Nuk doja të përfundonte kështu”, pendohet greku që vrau me plumb në kokë 39-vjeçarin shqiptar

“Nuk doja të përfundonte kështu”. Kështu është shprehur 68-vjeçari grek i cili një ditë më parë qëlloi me plumb në kokë 39-vjeçarin shqiptar Briken Limka, pas sherrit për një vend parkimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Duket se greku është penduar për krimin e rëndë, që i mori jetën babait të tre fëmijëve pas një sherri banal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Kishim vite fërkime. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, mësohet të ketë thënë greu në polici. Pas vrasjes së 39-vjeçarit në Pire, autori shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak kohë më vonë nga policia.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Një ditë më parë, mediat raportuan se kishte pasur një konflikt mes tyre dhe më pas autori ishte ngjitur në banesën e tij, ku edhe kishte marrë pushkën për të qëlluar shqiptarin. 39-vjeçari nuk e ka parë, pasi fshihej pas një makine të parkuar. Ai ka dalë para viktimës dhe e ka qëlluar në fytyrë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button