BOTALIFESTYLE & SHOWBIZ

“Nuk e laj fytyrën për ditë të tëra” Cameron Diaz rrëfen si i ka ndryshuar jeta pasi la aktrimin 


Kanë kaluar plot 7 vite nga hera e fundit që Cameron Diaz është shfaqur në një prodhim kinematografik, e sipas gjasave ylli i “The mask”, “Charlie’s Angels”, “The Holiday” nuk ka ndërmend t’i kthehet më botës së madhe të Hollywood-it. Pas martesës me muzikantin Benji Madden dhe lindjes së vajzës së tyre të parë, Raddix, aktorja amerikane ka vendosur të shkëputet nga ekrani për t’iu përkushtuar familjes dhe një pasioni të ri në jetën e saj, verërave.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Tanimë ajo e quan veten një grua të lirë dhe ka zbuluar se tërheqja nga aktrimi ka bërë që të mos ndihet më skllave e stereotipeve të bukurisë dhe nevojë për t’u dukur gjithmonë e përsosur në sytë e të tjerëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Tonikë, qumësht pastrues për fytyrën, kremra dite dhe nate, locione ushqyese, kam një mal me produkte të tilla në shtëpi që tashmë po zënë pluhur. E dini pse? Sepse më në fund kam arritur të bëj paqe me veten dhe të çlirohem nga nevoja për t’u dukur gjithmonë e kuruar në sytë e të tjerëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Rutina ime e bukurisë ka ndryshuar aq shumë këto vitet e fundit sa më ndodh shpesh të mos laj fytyrën për ditë të tëra dhe kjo gjë më pëlqen. Më pëlqen sepse më në fund nuk kam pse mendoj të përmbush pritshmëritë e të tjerëve dhe industrisë së bukurisë.”- kështu u shpreh së fundmi ylli  dyzetenëntëvjeçar për podcast-in e BBC Rule Breakers.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button