AKTUALITET

Nuk ndalen hakerat! Publikojnë numrat e telefonit dhe kartat e identitetit të qindra shqiptarëve


Pasi hakerat goditën dhe paralizuan të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar duke publikuar një pjesë të mirë të dhënave të përftuara nga sistemi e-Albania dhe duke fshirë disa prej serverëve virtualë, ata kanë publikuar dokumente të tjera.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Këtë radhë bëhet fjalë për numrat e qindra shqiptarëve dhe numrit të kartës së tyre të identitetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ashtu siç kishin paralajmëruar më parë, grupi i hakerave i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, pasi publikoi materiale e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes ka nxjerrë në publik edhe numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Loja është gati për të nisur. Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron dosjet e publikuara në të cilat hakerat kanë publikuar në faqen e tyre dosjet me qindra numrave të qytetarëve shqiptarë, shoqëruar me emrin, mbiemrin dhe numrin personal të kartës së identitetit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button