AKTUALITET

“Nuk ulen çmimet dukë bërë buzët”, Florian Binaj në protestë: Zelensky u jep shpresë njerëzve në Ukrainë, Rama na thotë shtrëngoni dhëmbët


Aktori Florian Binaj dhe njëkohësisht aktivist i Shoqërisë Civile i është bashkuar sot qytetarëve që po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai bëri dhe një paralelizëm me situatën Ukrainë, duke thënë se atje ka luftë, por “presidenti u jep shpresë njerëzve, ndërsa kryeministri Edi Rama iu thotë qytetarëve që të shtrëngojnë dhëmbët”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më te aktori nuk la pa thumbuar dhe vajzat e djemtë e Instagramit, teksa u shpreh se “çmimet nuk ulen duke bërë bërë buzët apo blerë klikime në Instagram”, por duke ngritur zërin në protestë dhe duke u bashkuar me qytetarët.   

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Binaj: Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nuk ulen çmimet duket bërë buzët dhe duke blerë klikime në Instagram, është Shqipëria atdheu juaj,nuk është instagrami, hajdeni këtu! Të gjithë këta që kanë ardhur sot këtu edhe mund ta përballojnë rritjen e çmimeve, por kanë ardhur për ata që nuk munden. 

Kjo fillon sot, por nuk duhet të mbarojë me kaq, sot liderin e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë ka luftë, presidenti u jep njerëzve shpresë, kurse ky i joni thotë shtrëngoni dhëmbët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button