POLITIKË

“O ‘Pallat Kapllani’ ke fituar miliona euro me tenderat”, deputeti i PD-së i përgjigjet akuzave të Berishës: Demokratët e braktisën, sillet vërdallë si ish-politikan i korruptuar 


Deputeti i PD-së, i Agron Kapllanaj njëherësh drejtuesi i degës së Fierit i është përgjigjur Sali Berishës, që e akuzoi sot se përmes firmës së ndërtimit në emër të të vëllait ka marrë tendera miliona euro nga bashkitë socialiste.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale Kapllanaj e etiketon Sali Berishën si një politikan të korruptuar që sillet vërdallë pasi sipas tij demokratët e kanë braktisur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reagimi i Agron Kapllanaj:
Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën.
Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner.
Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj!
Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button