POLITIKË

“O plerë”, Shalsi përplaset ashpër me Bashën: Trashja jote e zërit tremb ndonjë laraskë


Debata i ashpër është zhvilluar në Kuvend mes deputetit të PS, Eduart Shalsit dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shalsi ishte në foltore, ku po mbante fjalën, të cilën nuk arriti ta përfundonte pas ndërhyrjeve të shumta që bëri Basha, ku nuk mungoi përplasja me fjalë, por edhe ofendimeve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Basha me zë të lartë e ka quajtur Shalsin “plerë, fundërrinë dhe maskara”, ndërsa Shalsi e ka ironizuar duke thënë se në 16 vite ai akoma nuk ka kuptuar sesi funksionon politika.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Dëgjova një pishtar të PD, por unë di të komunikoj me një pjesë prej jush. Kaherë edhe kur nuk kemi rënë dakord, asnjëherë s’kemi qenë të papëlqyeshëm me njëri-tjetrin. Një nga gjërat që i thamë vetes si maxhorancë në 2013 ishim që mos të përsërisim atë arrogancë tuajën. Për çfarë flisni?! Kush ju ka penguar?! S’ka ndërmend t’ju pengojë njeri. Ju nuk dëgjoni prandaj jeni katandisur kështu” tha Shalsi

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp…O plehrë!

Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…kujdes etikën, ju tërheq vëmendjen…

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën si më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë.

Basha flet nga vendi, por nuk dëgjohet

Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.

Related Articles

Back to top button