AKTUALITET

Pagoi me jetë krimin e të vëllait, ky është 65-vjeçari që u vra në Lezhë nga adoleshenti për gjakun e të atit 


17-vjeçari, Florian Prevathi, që të hënën vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës nuk shfaq pendesë për krimin që thotë se e bëri për të marrë hakun e babait të vrarë 13 vitë më parë. Një prej njerëzve që tentoi të shuajë hasmërinë mes familjeve, thotë se kjo u bë e pamundur edhe për shkak të drejtësisë së munguar për krimin e vitit 2009.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ky është Lek Lekgjonaj, 65-vjeçari që u vra në oborrin e banesës së tij në Manati të Lezhës nga 17-vjeçari Florian Prevathi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Një ditë pas ngjarjes, adoleshenti mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, por në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në dëshminë e parë ka deklaruar se krimin e kreu për të marrë gjakun e babës së vrarë nga vëllai i fqinjit në vitin 2009.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndue Lekgjonaj vrau me armë zjarri Gjon Përvathin. Në të njëjtën ditë gruaja i dha fund jetës duke lënë jetimë 4 fëmijët.

Atë kohë Prokurori, Agim Dalipi, kërkoi 12 vite burg për krimin e cilësuar me paramendim, që me gjykim të shkurtuar zbriste në 8 vite burg.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por gjyqtarja Gentiana Muçaj e zbuti dënimin në 10 vite burg.

Por, Ndue Lekgjonaj qëndroi në burg 7 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe  më pas u largua jashtë vendit.

Drejtësia, e cilësuar e munguar, sipas pajtuesit të gjaqeve Pjetër Gjoka u bë shkak që hasmëria mes dy familjeve mos mbyllet dhe solli një tjetër krim 13 vite më pas.

“Autori i ngjarjes së 2009 ka mbaru dënimin, është dënuar pak, dihen punët e gjykatave tona. Ka bërë 4-5 vjet burg. Ndodhet jashtë shtetit.”

Të hënën, Lek Lekgjonaj ishte rikthyer në sdhtëpinë e vjetër, ku Florian Prevathi e qëlloi me katër plumba pistolete.

Pas krimit, shkoi dhe u dorëzua vetë në policinë e Lezhës bashkë me armën.

17-vjeçari deri më tani nuk ka treguar si e siguroi pistoletën me të cilën vrau fqinjin, ashtu sikurse nuk ka dhënë detaje kush e dërgoi në polici.

Ndaj në vijim pritet të merret sërish në pyetje para se të dalë para drejtësisë me akuzën e vrasjes për gjakmarrje.

Related Articles

Back to top button