KRONIKËSTAR CHANNEL

Palasë/ Dyshohet se u qëllua me armë nga një jaht, policia ndalon mjetin lundrues në Porto Palermo dhe shoqëron 4 persona

Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se udhëtonin me mjetin lundrues nga ku, sipas denoncimit, është qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë mbrëmjes së kaluar në det, përballë Palasës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë dhe forcat e FNSH-së, kanë ndjekur dhe lokalizuar mjetin lundrues në pikën e ankorimit në Porto Palermo, ku kanë ndërhyrë për shoqërimin e personave që ndodheshin në bord.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime bëjnë me dije se personat e shoqëruar janë: B. Çela, A. Kastrati, H. Noku dhe L. Haso.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas deklarimeve të tyre, ata kanë mohuar të kenë qëlluar me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues, policia nuk ka gjetur asnjë armë zjarri.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se, nëse është përdorur armë zjarri, ajo mund të jetë hedhur në det. Ndërkohë, pritet ekspertiza balistike dhe veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button