AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pallati u përfshi nga flakët në kryeqytet, kreu i zjarrfikëses Arben Cara: Nuk kishim akses nga të dyja anët e rrugës, kjo na pengoi punën

Ditën e djeshme një pallat pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënduar disa efektivë zjarrfikës dhe qytetarë të cilët u asfiksuan.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtori i Përgjithshëm i MSZH-së, Arben Cara, është shprehur se në Tiranë një tjetër problem shqetësues është edhe ai urbanistik, ku sipas tij shumë pallate nuk janë të aksesueshme nga të dyja anët nga mjetet zjarrfikëse në raste emergjencash.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, Cara u shpreh se zjarri që ‘përpiu’ pallatin në kryeqytet u menaxhua mirë, duke mos lënë pas asnjë viktimë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Fasadat e ventiluara janë shumë të rrezikshme sepse ushqehen me oksigjen. Minimalisht një objekt duhet të aksesohet nga të dyja anët nga zjarrfikësit që të marrë lejen. Unë mund të them që ky zjarr u menaxhua shumë mirë, nuk patën asnjë viktimë. Zjarri ka qenë i menjëhershëm. 

Reklama në FieriWeb

Helikopteri pati shumë efikasitet, sepse ndihmoi në uljen e temperaturave dhe uli intensitetin e zjarrit. Problemi kryesor këtu lind që me legalizimet ka shumë objekte që nuk kanë leje ndërtimi, sepse kanë prekur standardet e rrugës, që nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikësve. 

Ky është një problem urbanistik. Këto problematika adresohen. Pallati në Tiranë nuk dispononte sistem alarmi. Sistem alarmi kanë disa pallatet e larta, ato të rejat. Duhet të bëhet një inspektim për rastin e këtij pallati. Sistemi hidrik në këtë pallat ka ekzistuar”, u shpreh Cara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button