KRONIKËSTAR CHANNEL

PAMJE TË RËNDA/ Gjendet i pajetë në përrua biznesmeni 27-vjeçar i rrëmbyer, u gjet i vrarë me 7 plumba…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nea Peramos në Greqi, ku pasditen e së dielës u gjet trupi i pajetë i një biznesmeni 27-vjeçar, i raportuar i zhdukur prej rreth një jave.

Trupi i viktimës u zbulua pranë një përrua afër Manastirit të Trinisë së Shenjtë, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se i riu ishte rrëmbyer nga banesa e tij në Elefsina, në orët e para të së hënës së kaluar.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas autoriteteve, rrëmbyesit e kanë transportuar 27-vjeçarin në një zonë të izoluar, ku ai është ekzekutuar me të paktën shtatë plumba. Pas vrasjes, autorët dyshohet se kanë tentuar t’i vënë flakën trupit për të zhdukur gjurmët e krimit, por pa sukses.

Pamjet filmike të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentet para rrëmbimit. Në video, biznesmeni shihet duke u kthyer në shtëpi në këmbë rreth orës 02:01 të mëngjesit të 26 janarit, i veshur me kostum gri dhe bluzë me kapuç blu. Sapo futet në rrugicën pranë pallatit ku jetonte me partneren e tij, një automjet blu i afrohet nga drejtimi i kundërt. Brenda ndodheshin katër persona, të cilët nën kërcënimin e armës e detyrojnë të hipë në makinë dhe largohen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pamjet e kamerave të sigurisë u dorëzuan nga partnerja e viktimës, e cila denoncoi rrëmbimin. Pas verifikimeve, policia konstatoi se automjeti i përdorur ishte i vjedhur në Selanik.

Hetuesit janë përqendruar tashmë në zbardhjen e motivëve të krimit. Skenari i një rrëmbimi për shpërblim është përjashtuar, pasi nuk ka pasur asnjë kërkesë financiare, pavarësisht pasurisë së viktimës. Dyshohet se vrasja mund të lidhet me mosmarrëveshje financiare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu ngjashmëri me një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2024, kur një biznesmen u vra dhe trupi i tij, së bashku me automjetin e rrëmbimit, u dogj në zonën pyjore të Mandrës.

Hetimet vijojnë, ndërsa autorët mbeten ende në kërkim dhe motivet e vrasjes nuk janë zbardhur plotësisht.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button