BOTA

Panik në aeroportin e Atlantas, qindra persona vrapojnë të tmerruar nga të shtënat me armë zjarri, lëndohen 3 prej tyre


Një shkrepje aksidentale e armës së zjarrit ka ngjallur panik në aeroportin Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Qindra persona që ishin në terminal filluan të vrapojnë të tmerruar, ndërkohë që 3 prej tyre u lënduan lehtë nga shtyrja e turmës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas agjentëve të sigurisë, gjatë kontrolleve të bagazheve, në valixhen e një personi u gjet një “send i ndalur”. Teksa oficeri hapte çantën, pasagjeri reagoi duke kapur armën e zjarrit dhe e shkrepi aksidentalisht.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më pas ai u largua me vrap nga aeroporti, ndërkohë që kjo shkrepje aksidentale bëri që pasagjerët e tjerë të tmeroheshin. Agjentët e sigurisë vendosën pezullimin e të gjitha fluturimeve deri në përfundimin e hetimeve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button