BOTA

Panik në ajër/ Po tentonte të ulej në ishullin e Rodosit, avionin e ‘merr era’, ndryshon drejtim (Video e momentit) 


Era e fortë për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në ishullin grek të Rodos.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një avion që po mbërrinte nga Finlanda, ka hasur në vështirësi që të ulej në pistë, për shkak të erës mjaft të fortë, ndërkohë që video e këtij momenti është duke qarkulluar në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Piloti ka tentuar për disa minuta që të ulej në pistë por në çastin e fundit ai është ngritur sërish në fluturim, ndërsa pasagjerët kanë ndjerë panik.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mediat greke raportojnë se avioni është nga kompania finlandeze Finn Air për në Rodos ishte planifikuar të ulej në aeroportin e ishullit grek pasdite vonë, megjithatë, siç shihet në këtë video kushtet e motit e bënë të pamundur.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Piloti, pasi bëri disa xhiro mbi aeroport, u përpoq të ulej pavarësisht erërave shumë të forta që po frynin në zonë. Ndërsa ai fillimisht dukej sikur po arrinte të ulej, ai vendos të vijojë fluturimin për të mos rrezikuar.

Avioni më në fund u ul pak më vonë në aeroportin e Kos dhe natën vonë ai fluturoi për në Rodos ku arriti të ulej rreth orës 23.30.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button