AKTUALITET

Grabitën me armë filialin e Postës Shqiptare , arrestohet 20-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkautori tjetër (Emrat) 


Një 20-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme grabitën filialin e Postës Shqiptare në Kamëz.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Albert Kurti, 20 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, shtetasi Elis Suçi, 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Njoftimi i policisë së Kamzës:

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Filiali 2”.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Kamzë.

Identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se vodhi nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare.

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër.

Sekuestrohen një aparat celular dhe veshjet që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një shume parash në filialin e një poste në Kamzë, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Filiali 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkautori tjetër, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë dhe janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button