FUTBOLLSPORTTREGU I FUTBOLLIT

Paraqitjet fantastike, Çelsi rrit çmimin e kartonit të Armando Brojës. Blutë kërkojnë shifrën e çmendur 


Sauthemptoni ka kohë që i ka nisur bisedimet me Çelsin për transferimin e Brojës, por forma që sulmuesi po kalon po i pengon ato.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fillimisht blutë e Londrës ishin të gatshëm të uleshin në tavolinën e bisedimeve dhe të negocionin për shitjen e kartonit të sulmuesit të huazuar në “St Mary’s” këtë sezon për vlerën e 25 milionë paundëve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por 8 golat e 20- vjeçarit këtë sezon (6 në Premier Ligë) i kanë ndryshuar planet e Tomas Tuhelit për të ardhmen e talentit të akademisë në “Stamford Bridge”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Shenjtorët” ishin të gatshëm që ta paguanin këtë shifër, edhe pse ajo do të thyente rekordin e transferimit më të shtrenjtë të historisë së tyre.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por sipas gazetarit të “The Sun”, Tom Barklej, plani i administratorit të Sauthemptonit, Martin Semens, ka marrë një goditje të rëndë.

“Me çdo ndeshje që kalon, mendoj se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Një transferim përfundimtar duket me të vërtetë i vështirë, sepse vlera e tij vetëm rritet.

Semens tha se ata duan lojtarë të talentuar që t’i përmirësojnë, kështu që nuk mendoj se do të paguajë 40 milionë paund në mos më shumë, çka është vlerësimi i Çelsit për sulmuesin”, tha Barklej për “Givemesport”.

Rritja e çmimit të kartonit të sulmuesit shqiptar vjen edhe për shkak të rritjes së interesimit.

Përveç klubeve të Premier Ligës, edhe Bajerni dhe Dortmundi janë duke monitoruar situatën e tij.

Ndërsa eksperti i merkatos, Din Xhons, thotë se Lampard do të luftojë fort për ta transferuar talentin të cilit i dhuroi shansin e debutimit me Çelsin tek Evertoni në verë.

Related Articles

Back to top button