Pas disa ditësh bojkot, Gjykata e Fierit rikthen aktivitetin: Sot vijojnë normalisht të gjitha seancat gjyqësore
FIER – Pas disa ditësh bojkot të punës, Gjykata e Fierit ka vijuar sot aktivitetin normal. Seancat gjyqësore të planifikuara për ditën e sotme po zhvillohen, ndërsa proceset gjyqësore kanë rifilluar sipas kalendarit.
Bojkoti i ditëve të fundit kishte sjellë ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit gjyqësor, duke prekur edhe seancat e parashikuara gjatë kësaj periudhe. Me rikthimin e punës, çështjet e planifikuara po vijojnë të trajtohen nga gjyqtarët.
Ndërkohë, në fokus mbetet edhe çështja e pagave. Në zbatim të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, pagat janë procesuar nga Dega e Thesarit.
Aktualisht, sipas informacionit të dhënë, pritet kalimi i pagave në llogaritë bankare, ndërsa procesi financiar vijon.
Kështu, pas disa ditësh bojkot, Gjykata e Fierit sot ka rikthyer punën normale, me zhvillimin e seancave dhe vijimin e procedurave për çështjet gjyqësore të planifikuara.




