RAJONI

Pas miratimit të projektligjit në Parlament, realizohet martesa e parë homoseksuale në Greqi! Historia e dashurisë së Stavros dhe Dimitris


Pasi kanë ndjekur dy javë më parë nga llozha e sallës, seancën në të cilën Parlamenti grek miratoi me shumicë votash projektligjin që lejon martesat e homoseksualëve, Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis, nuk kanë humbur kohë dhe janë martuar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Dasma e parë e një çifti të të njëjtit gjini në Greqi është kryer në bashkinë e lagjes Nea Smirni në Athinë ,në një ceremoni ku kanë marrë pjesë vetëm persona nga rrethi i ngushtë familjar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ata jetonin së bashku prej 20 vitesh, kishin blerë një shtëpi dhe kishin tre fëmijë. Megjithatë, deri tani nuk ishte e mundur që të dy të martoheshin apo të njiheshin që të dy zyrtarisht si prindër të tre fëmijëve të tyre. Ligji i mëparshëm njihte vetëm një prej prindërve që ishte babai i tyre biologjik dhe jo partnerin e tij në se sëmurej apo i ndodhte diçka.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Por ky fakt tashmë ka ndryshuar me ligjin e ri të miratuar në parlamentin grek që zgjidh shumë nga problemet për këto familje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Asgjë nuk ndryshon në përditshmërinë tonë, pasi ne jemi një familje prej disa vitesh. Por ajo që po ndryshon është se tani edhe shteti na njeh si një familje dhe jo si dy të ndara, sipas ligjit të mëparshëm”, ka thënë Stavros Gavriliadis.

Pas dasmës , vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ,ka kontaktuar me çiftin e parë homoseksual duke dhënë urimet e tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ndërsa para pak ditësh është bërë me dije edhe dasma e parë mes dy grave në vend ,Danai Deligeorgi dhe Alexia Beziki, e cila do të zhvillohet në bashkinë e Athinës, edhe lideri I partisë opozitare greke Syriza , Stefanos Kasselakis , ka deklaruar se këtë verë do të martohet edhe ai në Greqi me partnerin e tij Tyler Mcbeth.

Greqia është vendi I parë ortodoks që lejoi martesat e homoseksualëve.

Related Articles

Back to top button