Patosi kundër bashkimit me Fierin, 36 figura publike i kërkojnë Kuvendit të ndalojë shkrirjen

PATOS – 36 figura të njohura të Patosit kanë firmosur një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kërkojnë që Bashkia Patos të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.
Në letrën e firmosur nga intelektualë, artistë, shkrimtarë, inxhinierë, ish-drejtues institucionesh dhe përfaqësues të shoqatave, theksohet se Patosi nuk është thjesht një njësi administrative, por përfaqëson një identitet historik, social dhe kulturor.
Firmëtarët kërkojnë që, përpara çdo vendimmarrjeje për bashkimin e Patosit me Fierin, të merret në konsideratë historia, identiteti, ekonomia, demografia dhe veçoritë e qytetit.
Në dokument thuhet:
“Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore.”
36 intelektualët që kanë firmosur:
- Av. Idajet Beqiri
- Mevlan Shanaj – regjisor, producent, Artist i Popullit
- Petro Koçi – politikan, ish-deputet
- Kiço Londo – regjisor, producent
- Baftjar Zeqaj – ish-Kryetar i Bashkisë Patos dhe Fier, ish-deputet
- Rauf Troka – ish-Prefekt i Qarkut Fier
- Myzelejen Hoxha – shkrimtar, ish-Kryetar i Bashkisë Patos
- Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh, kompozitor, dirigjent
- Bujar Alimani – regjisor, producent
- Prof. Fatmir Shehu
- Ing. Tajar Hysi
- Ing. Vlashi Fili
- Aleksandër Bojaxhi – Mjeshtër i Madh, Kryetar i Shoqatës së Alpinistëve të Shqipërisë
- Tasim Alia – shkrimtar
- Ing. Spiro Çobo
- Leonidha Druga – fizikan
- Ing. Ilia Muzina
- Av. Artan Hajdari
- Ing. Murat Alia – shkrimtar
- Ing. Kleanthi Dushi – shkrimtar
- Musa Goxhaj – Kryetar i Shoqatës Naftëtari
- Ing. Novrus Toska
- Bashkim Velçani – Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve
- Ing. Artan Velçani
- Pëllumb Bënça – Kryetar i Shoqatës Labëria, Dega Patos
- Harun Nazëraj – Kryetar i OVP të LANÇ-it Patos
- Novruz Toska – Kryetar i Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, Patos
- Bujar Muçaj – shkrimtar, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, Dega Patos
- Ing. Kozma Sako
- Luftar Paja – Artist i Popullit
- Gazmend Paja – aktor
- Hasan Bregu – aktor
- Bilbil Mema – gjeneral
- Ing. Luçi Pleqi
- Fatmir Goxhaj – ish-futbollist i “Punëtorit” Patos
- Av. Andon Beta
“Patosi ka historinë, njerëzit, potencialin dhe të ardhmen e tij!”





