POLITIKË

PATRONAZHISTËT/ Rama: Databaza e publikuar është e manipuluar, nuk është ajo që ka Partia Socialiste

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se databaza e patronazhistëve që u publikua disa muaj më parë është e manipuluar dhe nuk është ajo që disponon Partia Socialiste.

Ai deklaroi se në databazën që ka PS është e garantuar mbrojtja e të dhënave personale de nuk cënohet privatësia. Sipas tij, investigimi i Lapsi.al tregoi edhe të dhënat për njerëz që nuk jetonin fare aty ku thuheshin në databazën e publikuar.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Gjithashtu Rama hodhi poshtë akuzat se AKSHI ka dhënë të dhënat e qytetarëve te patronazhistët.

“ Ajo që ka dalë e ashtuquajtur databazë e Partisë Socialiste, nuk është e Partisë Socialiste. Partia Socialiste ka vetëm një databazë të të dhënave personale që është e ndarë. Dhe është bërë një hetim i thellë për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale. Në batabazën e PS-së nuk kemi të bëjmë me cënimin e të dhënave personale. Databaza që ka dalë është e manipuluar me qëllim që të krijojë pikërisht këtë gjë. Ne nuk kemi në bazë kartat e identitetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Regjistri që ju thoni është deri në vitin 2008 dhe më pas nuk gjën më online regjistër të gjnedjes civile, ndërsa investigimi i Lapsi.al tregoi se njerëz që as nuk jetonin këtu kishin të dhënat aty, të ishin marrë në momentin që ata kishin aplikuar për pasaporta. Nuk ishin të dhëna që ishin marrë nga patronazhistët, por institucione. AKSHI s’ka dhënë kurrë të dhëna për patronazhistët. Ç’lidhje kanë me AKSHI-n ata që aplikojnë për ID apo pasaporta”, tha Rama në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button