AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Pëllumb Kulla, ikona e artit shqiptar, feston ditëlindjen – Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi i dërgon urime të veçanta

Sot, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka shprehur urimet e tij më të mira me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit, përkthyesit, dramaturgut, regjisorit, diplomatit dhe publicistit të shquar, Pëllumb Kulla.

Reklama në FieriWeb

Në mesazhin e tij, Subashi ka vlerësuar kontributet e Kullës jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe për rolin e tij të veçantë në ngritjen e Estradës dhe Teatrit “Bylis” të Fierit në majat më të larta artistike. Ai përmendi krijimin e personazheve që kanë mbetur të skalitur në memorien e artdashësve dhe publikut shqiptar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, miku im, Pëllumb Kulla,” ka shkruar Subashi në postimin e tij, duke e cilësuar Kullën si një figurë të shquar dhe një pasuri kombëtare.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button