AKTUALITET

“Për t’u ngrohur mbajmë shallin dhe kapuçin”, fëmijët kthehen në shkollë pas tre ditësh “izolim”, mungojnë kushtet minimale në klasa


Pas njoftimit të bërë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi mbi mbylljen e shkollave në datat, 24, 25 dhe 26 janar si pasojë e temperaturave shumë të ulëta në vend, sot fëmijët janë rikthyer në bankat e shkollës. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata janë shprehur për mikrofonin e Fax Neës se në klasa nuk kishin ngrohëse dhe për këtë arsye kishte qenë një vendim i drejtë mbyllja e shkollave për këto ditë të acarta sepse në të kundërt mund të sëmureshin. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sa i përket orëve të mësimit të humbura, nxënësit mund t’i zëvendësojnë në ditët në vijim kur i ftohti të mos jetë më një problem. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Me ato temperatura nuk mund të vija në shkollë, sepse koha ishte shumë e ftohte dhe mund të sëmureshim. Nuk kemi ngrohëse dhe as kalorifer, për t’u ngrohur mbajmë shallin dhe kapuçin”– u shpreh një prej fëmijëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button