
Një biznes autoservis është përfshirë nga flakët në zonën e Qafës së Koshovicës.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, si dhe forcat e Policisë.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe as përmasat e dëmeve materiale.
Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes




