POLITIKË

Përfundon mbledhja e kryesisë, PD vendos drejtuesit politikë të 12 degëve (Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend)


Përfundon mbledhja e kryesisë në Partinë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Aleanca Qytetare për Demokraci” do të quhet struktura e re e cila do të ngrihet në Partinë Demokratike. Një ditë para Kuvendit të 18 dhjetorit, Kryesia e PD vendos ngritjen e Komisionit Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Partia Demokratike ka vendosur në drejtim politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtar të Kryesisë Qendrore, anëtarë të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve. Devolli do të drejtohet nga Bledion Nallbati, ndërsa Shijaku nga Red Varaku. Në Tiranë, drejtues politikë do të jenë nënkryetarët e Partisë Demokratike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ky vendim i selisë blu vjen pas atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë nesër pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thërritur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Përplasja Basha-Berisha e cila nisi pasi kreu i PD-së përjashtoi ish-Kryeministrin nga grupi parlamentar ka marrë përmasa të mëdha, teksa ish-lideri historik vendosi të mbledhë Kuvendin Kombëtar me firmat e delegatëve dhe ta shkarkojë Bashën në datë 11 dhjetor. Nga ana tjetër, Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar ditën e nesërme dhe synon të ‘cimentojë’ më tej pozicionin e tij në krye të PD-së. Përplasja e tyre ka shkuar dhe në gjykatë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button