AKTUALITET

Përmbytjet në zonën e Vlorë, Taulant Balla: Mirënjohje emergjencave civile dhe elektriçistëve të OSHEE


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur punën e bërë nga ekipet e emergjencave civile pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa e cila përmbyti shumë zona në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Balla shkruan se megjithëse prurjet ishin më të larta se gjatë vitit 2017, sipërfaqet e tokave të përmbytura sipas tij janë më të vogla.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Më e vështira nga prurjet e shumta të Vjosës kaloi. Mirënjohje të gjithë forcave të ushtrisë, policisë së shtetit, emergjencave civile, punonjësve të bordeve të kullimit, ekipeve të bashkive Fier, Vlorë, Mallakastër, shërbimeve shëndetësore, elektriçistëve të OSHEE, e kujtdo tjetër. Edhe pse prurjet ishin shumë më të larta sesa në 2017, sipërfaqja e tokave të përmbytura është shumë më e vogël, ndërsa zona e Darzezës (e cila në 2017 ishte më e goditura) nuk pati asnjë problematikë”, shkruan Taulant Balla.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Lumi Vjosës ka krijuar kaos ditën e djeshme duke bërë që të përmbyten 7 banesa në fshatin Nosvoselë dhe 4 të tjera në fshatin Fitore të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button