AKTUALITET

Përuroi xhaminë e Et’hem Beut, Erdogan zbulon se kur mund të përfundojë xhamia e Namazgjasë


Gjatë fjalës së mbajtur përballë besimtarëve myslimanë të mbledhur në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, u ndal tek ndihma e dhënë nga Turqia për restaurimin e objekteve të kultit në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Erdogan theksoi se deri më tani janë ndërtuar 546 vepra konkrete në të gjithë vendin, ndërkohë që për sa i përket xhamisë së Namazgjasë tha se shpreson të zgjidhen problemet për hapjen e saj deri në muajin e Ramazanit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Lavdi zotit të gjithësisë që kjo vepër unike na paraqet një kujtim të vlerës dhe të artit që është përhapur në Ballkan, të pikturuar me dorë që ka rezistuar nga periudhat osmane deri në ditët e sotme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ëshët një vepër kryesisht që na pasqyron traditën e arkitekturës dhe metodave që janë përdorur në ndërtimin e kësaj xhamie.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Besoj se xhamia jonë, përveçëse gjatë ditës reflekton një bukuri në Tiranë, por me ndriçimin e jashtëm që është instaluar, do të japë një pamje magjepsëse gjatë natës për këdo që e shikon. Kështu ne si Turqi i japim përparësi përmes TIK-ës në restaurimin dhe mirëmbajtjen e këtyre objekteve.

Nëpërmjet kanalit financues të TIK-ës janë realizuar 546 vepra konkrete dhe shpresoj e dëshiroj me zemër që tu qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazamit ta kemi zgjidhur dhe problemin e xhamisë së Namazgjasë.

Duke e ditur se Shqipëria është një aleate dhe një mike e ngushtë e Shqipërisë, për sa kohë kjo miqësi e ngushtë do të vayhdojë mes nesh, nuk ka gjë që ne nuk mund ta zgjidhim”, tha Erdogan.

Related Articles

Back to top button