KRONIKËSTAR CHANNEL

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 34-vjeçari Juxhin Hamajezi përfundon në spital

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak para mesnatës në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 23:55 është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital Juxhin Hamajezi, i cili dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, emri i Hamajezit rezulton i njohur për autoritetet edhe nga ngjarje të mëparshme. Në vitin 2018 ai i kishte shpëtuar një atentati në zonën e Kinostudios, ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar nga Komisariati nr. 4, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Pogradecit për trafikim klandestinësh.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button