AKTUALITET

“Po më le të vras!”/ 25-vjeçari i fiksuar pas ish-es, s’pranonte dot ndarjen 


Një lidhje e shkuar midis dy të rinjve ka bërë që të përfundojnë në polici. Njohja e tyre nisi nga disa miq të përbashkët e më pas lidhja e tyre dashurore përfundoi në hetim policor.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Vajza me inicialet Xh.K, ka denoncuar në polici ish-të dashurin e saj, J.M, për përndjekje. E reja thotë se gjithçka nisi pasi ajo kërkoi ndarjen prej tij pas një lidhjeje 1-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

25-vjeçari nuk e ka përtypur këtë fakt dhe sipas dëshmisë së vajzës, ai ka nisur ta përndjekë dhe e ka dhunuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ajo rrëfen se ai e kishte goditur me grushte në rrugë pranë një qendre tregtare pasi i kishte bërë bllok kudo në rrjetet sociale. Vajza shton se pasi kishte shkëputur çdo lidhje me të, ai i kishte shkruar nga adresa falso.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Duke qene se ai po insistonte që të më takonte me cdo kush, para një muaji e gjysmë jemi takuar me J., pranë një qendre tregtare. I kam thënë se nuk mund të vijojmë bashkë, ndërsa ai me tha se deri sa të vdesësh nuk të lë rehat, unë do të ndjek ty gjithë jetën kudo që ti të shkosh do të vi pas, nuk ke nga më shkon. Ai më ka kërcënuar me jetë me shprehjen se ‘po u ndave nga unë ty do të vras do të zhduk’,-thotë e reja në dëshminë e saj.

E reja shton se ai ka bërë foto të saj e zhveshur, pa pëlqimin dhe dakordësinë e saj dhe i ka përdorur ato për ta shantazhuar që të rikthehen bashkë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

VERSIONI I 25-VJEÇARIT

I riu sakaq në dëshminë e tij thotë se ka qenë ai që e ka lënë të renë duke i argumentuar lidhjen serioze me një vajzë tjetër. Djali thotë se fotot nudo janë bërë me dëshirën e saj e se nuk e ka dhunuar kurrë. 25-vjeçari pranon pjesën e mesazheve por shton se nuk kanë patur përmbajtje kërcënuese.

Ai është vënë në pranga dhe rrezikon burg 6 muaj deri në 4 vite për veprën penale “kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjakr, të një të afërmi ose të një personi me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës’.

Related Articles

Back to top button