AKTUALITETSTAR CHANNEL

Policia e Shtetit apelon: Kujdes maksimal nga përkeqësimi i motit, shmangni daljet në det dhe udhëtimet e rrezikshme

Policia e Shtetit ka dalë me një apel për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve lundruese, pas parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit, duke filluar nga mesdita e datës 24 korrik 2026 deri në paraditen e 25 korrikut 2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, këshillohen të mos dalin në det për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia u bën thirrje drejtuesve të këtyre mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të marrin në konsideratë përkeqësimin e motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjithashtu, për shkak të motit të keq që pritet gjatë ditës së nesërme, Policia apelon edhe për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

Reklama në FieriWeb

Edhe këmbësorët këshillohen të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku reshjet dhe lagështira mund të krijojnë vështirësi.

Policia e Shtetit thekson se respektimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë, duke u bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës dhe mjeteve lundruese të tregojnë kujdes maksimal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button