KRONIKËSTAR CHANNEL
Policia jep njoftimin zyrtar për aksidentin në Delisufaj, dy motra humbin jetën
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Delisufaj të Lushnjës.
Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, dy motra që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




