KRONIKË

Prag tragjedie në Librazhd, autobusi me pasagjerë del nga rruga, rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin 


Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga mesditën e kësaj të hëne në Librazhd dhe rrezikon të bjerë në lumin Shkumbin. Mjeti ishte nisur nga Pogradeci dhe do të vinte drejt Tiranës, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një masiv dheu në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Paraprakisht raportohet për afro 30 pasagjerë që ndodheshin në autobus fatmirësisht kanë dalë nga mjeti dhe nuk ka asnjë të lënduar. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Mjeti është bllokuar vetëm pak metra larg rrjedhës së lumit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Autobusi është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga. Vendi “Kthesa e Murrashit” është i njëjti ku 5 ditë më parë ndodhi një aksident rrugor dhe makina përfundoi në Shkumbin. Për pasojë 3 pasagjerë humbën jetën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Pamjet e para nga aksidenti

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button