COVID-19

Kërkimet për Covid-19, studiuesit italianë zbulojnë origjinën e pneumonisë bilaterale.


Grimcat yndyrore të krijuara nga shkatërrimi i qelizave yndyrore grumbullohen në indet e mushkërive, ku formojnë membrana që veshin alveolat, duke shkaktuar probleme të rënda të frymëmarrjes. Ky është mekanizmi i origjinës së pneumonisë bilaterale Covid-19, i rindërtuar për herë të parë nga një grup kërkimor italian. Studimi u botua në International Journal of Obesity.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Koordinuar nga Saverio Cinti, nga Universiteti Politeknik në Marche, hulumtimi u krye në bashkëpunim me Universitetin e Milanos dhe Universitin Côte d’Azur.
Covid dhe embolia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të dhënat e reja, të mbledhura nga indet e 19 individëve që vdiqën nga Covid dhe 23 të tjerëve që vdiqën nga shkaqe të tjera, konfirmojnë hipotezën e formuluar rreth dy vjet më parë nga i njëjti grup kërkimor. Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi “shkakton emboli yndyrore përgjegjëse për pneumoninë bilaterale”, tha Cinti.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Implikimet për terapinë “janë të rëndësishme sepse për mendimin tim dhe sipas farmakologëve që morën pjesë në hulumtim, do të ishte mirë që të ndërhyhej sa më herët me barna antiinflamatore të tretshme në yndyrë”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button