SPORTTREGU I FUTBOLLIT

Skenari që askush nuk e priste/ Zidane në stol; Ronaldo, Messi dhe Neymar së bashku në një ekip


Një ndërthurje e bujshme e merkatos dhe stolave ​​mund ta çojë Cristiano Ronaldon te PSG. Pra, mund t’i shohim të gjithë bashkë, në të njëjtin ekip: CR7, Messi dhe Neymar. Një ëndërr e mundshme, siç shkruan “Daily Mirror”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Portugezi duket se është penduar tashmë për zgjedhjen e bërë verën e kaluar, duke u kthyer te Manchester United. 37-vjeçari do të mirëpriste sinjale nga Parisi, veçanërisht nëse Zinedine Zidane pranon të marrë vendin e Mauricio Pochettino, të cilin Sir Alex Ferguson do ta shihte mirë edhe në krye të “Djajve të Kuq”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Marrëdhëniet mes kampionit portugez dhe trajnerit francez janë të shkëlqyera (falë titujve të shumtë të fituar në Madrid). Ish-ylli i Real Madridit nuk do ta përjashtonte idenë për të luajtur së bashku me rivalin e tij më të madh dhe atë që për disa vite ishte “pasqyra” e tij e parehatshme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Lionel Messi iu rikthye golit në fitoren e madhe të PSG ndaj Lille dhe Mauricio Pochettino mund të jetë vetëm i kënaqur: “Nuk kam asnjë dyshim, ai është lojtari më i mirë në botë. Aspekti njerëzor është thelbësor dhe ju duhet të përshtateni kur largoheni nga një vend ku ke jetuar për 20 vite.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më pas ai ndaloi prej COVID-19. I duhet kohë për t’u rikthyer në krye, sonte ishte spektakolar. Ai shënoi, por në të njëjtën kohë entuziazmi i tij ishte i rëndësishëm”.


Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button