AKTUALITET

Prangoset Fieraku i shpallur ne kerkim, kercenoj me arme nje shtetas


Fier/Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në vijim të informacionit të dhënë në datë 06.04.2022, ku u ndalua shtetasi M. H., 27 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin M. B., nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se edhe shtetasi M. B., ka kanosur me armë gjahu shtetasin M. H.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka nxjerë urdhër për ndalimin e shtetasit M. B., për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. B., 32 vjeç, banues në fshatin Afrim i Ri, Fier.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. Q., 46 vjeç, pasi në Portëz, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Peugeot”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit L. P. dhe V. H.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button