AKTUALITET

Presidenti Meta: Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi, flamuri është i të gjithë shqiptarëve


Presidenti Ilir Meta ka folur nga Vlora për Festën e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku është shprehur se sot do të japë vetëm mesazhe bashkimi për shqiptarët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai u shpreh se flamuri është i të gjithëve, teksa shtoi se kjo është një ditë që Shqipëria të bashkohet dhe të ketë vendin e saj në Bashkimin Europian. I pyetur për fillimin e punimeve në aeroportin e Vlorës, Presidenti tha se Vlora do të jetë gjithmonë në krye të bashkimit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët. Është flamuri i të gjithë shqiptarëve, i Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Është një ditë për t’u bashkuar që Shqiëpria të jetë zonjë dhe të ketë vendin në BE. Vlora do të jetë në krye të bashkimit siç, ka qenë gjithmonë, për të mirën e Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button