DIETASHËNDETI

Problemet me sistemin tretës mund të kenë zgjidhje duke ndjekur disa hapa të thjeshtë 


Problemet e sistemit tretës si urthi , fryrja, kapsllëku dhe gazrat pasqyrojnë atë që po ndodh në trupin tonë.“Me kalimin e kohës, funksionet normale të trupit humbasin një pjesë të efikasitetit të tyre”, shpjegon Dr. Gerard Mullin, një gastroenterolog në Universitetin Johns Hopkins.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kur zorrët janë në gjendje të mirë shëndetësore, atëherë ne kemi më pak gjasa të përjetojmë inflamacion të dëmshëm dhe rënie të imunitetit, shpjegon Dr. Mullin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Këtu janë sugjerimet e ekspertëve për shëndetin e zorrëve dhe mbrojtjen e sistemit të tretjes që mund të mos lidhen domosdoshmërisht me dietën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Hani ushqimet e duhura

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime siguron fibrat e nevojshme për të mbështetur bakteret e mira dhe shëndetin e zorrëve. Nëse ndiqni një dietë të stilit perëndimor, patjetër që keni 40-50% mungesë të fibrave, ndaj veproni duke përfshirë mikrobet e dobishme në dietën tuaj. Ushqimet e pasura me mikrobe të dobishme janë kefiri, kosi, lakra turshi dhe produktet e fermentuara si turshitë!

Flini mjaftueshëm gjumë

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Gjumi i pamjaftueshëm shoqërohet me përqindje më të larta të obezitetit, e cila nga ana tjetër është sfondi për një sërë çrregullimesh të tretjes.

Lëvizni në mënyrë sistematike

Ushtrimi është mënyra më e mirë për të rregulluar peshën e trupit dhe për të parandaluar problemet e sistemit tretës.

Menaxhoni nivelin e stresit 

Më pak stres, më pak urth, shpjegon doktor Mullin. Provoni terapi relaksuese së bashku me teknika të tjera shpërqendrimi.

Trajtoni stresin dhe depresionin

Humori dhe shëndeti i tretjes janë të lidhura ngushtë nëpërmjet lidhjes së boshtit tru-zorrë. Kjo lidhje është veçanërisht e fortë në rastet e problemeve gastrointestinale si sindroma e zorrës së irrituar.

Related Articles

Back to top button