AKTUALITET

Prokuroria e Lushnjës i sekuestron miliona euro pasuri të dënuarit për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe prostitucion në Itali


Prokuroria e Lushnjës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi të dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, si dhe për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Procedimi pasuror ka nisur nga prokuroria e Lushnjës, me synim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se në funksion të këtij procedimi, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata e shkallës së parë Lushnjë ka vendosur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A., si vijon më poshtë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pasuria Nr.22/***, z.k.8*** Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;

Pasuria Nr.18/***, z.k.8***, Lushnjë, me sipërfaqe 130.58m2, e llojit “apartament”;

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

1 (një) garazhd (bodrum) me sipërfaqe 323m2, ndodhur në Lagjen “L****”, Lushnjë;

1 (një) lokal shërbimi, me sipërfaqe 64,8 m2

3 (tre) apartamente me sipërfaqe respektivisht 78.49m2, 103.76m dhe 84.88m2, me vebndodhje në lagjen “G***”, Lushnjë”;

Pasuria Nr.22/***, z.k.8***, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;

Po ashtu, ky urdhër ekzekutimi u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.

Related Articles

Back to top button