KRONIKËSTAR CHANNEL

Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të pronarit të një kompanie transporti, apartamente, toka dhe 5 shoqëri nën hetim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimin pasuror dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për konfiskimin e një sërë pasurish në pronësi të shtetasit Arjan Hyka, i njohur si themelues dhe pronar i kompanisë së transportit “Arjani Travel”, si dhe personave të lidhur me të.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas organit të akuzës, kërkohet konfiskimi i 5 apartamenteve, 2 njësive të shërbimit, 16.719 m² tokë arë, si dhe kuotat e 5 shoqërive tregtare, të cilat dyshohet se janë krijuar me të ardhura që burojnë nga veprimtari kriminale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në dosjen hetimore përmenden edhe shtetasit me iniciale M.H. dhe K.H., që dyshohet se janë familjarë dhe bashkëpronarë në disa prej pasurive dhe kompanive nën hetim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga hetimet ka rezultuar se subjekti kryesor, si ortak i vetëm i një shoqërie tregtare, ka deklaruar financimin e saj me shumën 100.072.890 lekë, vlerë e cila sipas Prokurorisë nuk justifikohet me burime të ligjshme financiare.

Reklama në FieriWeb

Sipas akuzës, për justifikimin e kësaj shume janë kryer edhe veprime fiktive, ku shumica e transaksioneve janë realizuar jashtë sistemit bankar, me para cash dhe me dokumentacion jo noterial, me qëllim fshehjen e origjinës së fondeve.

Hetuesit dyshojnë se kjo shumë ka shërbyer si bazë për krijimin dhe zgjerimin e aktivitetit të disa kompanive të tjera, duke gjeneruar të ardhura që më pas janë investuar në automjete, prona të paluajtshme dhe kuota biznesesh.

Sipas Prokurorisë, personi nën hetim rezulton i dënuar nga autoritetet italiane për vepra penale që lidhen me përfitimin e të ardhurave nga aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Në hetim përmendet edhe kompania kryesore “Arjani Travel”, e cila operon prej vitesh në transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, disa shoferë të punësuar në kompani të lidhura me subjektet nën hetim janë konstatuar në kufi me shuma monetare të padeklaruara, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.

Tashmë pritet që Gjykata e Fierit të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin përfundimtar të pasurive në emër të personave të përfshirë në këtë procedim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button